×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto janë disa nga vendimet që mori sot Qeveria

    Insajderi
    13 December 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

    Fillimisht, Kurti përmendi ndarjen e 40 milionë eurove shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Buxheti i sivjetmë për mbrojtje, për herë të parë në historinë e ushtrisë sonë tejkalon 200 milionë euro, apo mbi 2% së BPV-së, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

    Tutje, kryeministri theksoi vendimin për shtesën e njëhershme prej 100 euro për pensionistët dhe shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët.

    6.1 milionë euro për mbështetje bizneseve për qasje në financa për Pakon e Ringjalljes Ekonomike; 5 milionë euro për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë; 4 milionë euro ndihmë bizneseve dhe bujqve për rimëkëmbje nga vërshimet e ndodhura në Republikën e Kosovës“, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark