×
  • Lajme
  • Lajme

    Milazim Krasniqi rrëzohet në shkallët e “Radio Kosovës”, pëson lëndime në dorë

    Insajderi
    03 May 2024 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka njoftuar se është rrëzuar në shkallët e Radio Kosovës, ku ka pësuar lëndime në dorë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai në njoftimin e tij ka treguar lëndimin e dorës dhe ka bërë thirrje për meditim se sa është e rëndësishme funksionimi i gjymtyrëve dhe organeve të njeriut.

    “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit më gjeti me këtë imobilizim. Dje rrëshqita në shkallët e Radio Kosovës, të lagura nga shiu, meqë nuk janë të mbuluara. Shpresoj ta kalojë këtë sprovë, ndonëse jo pa vështirësi. Kjo gjendje po më bën të meditojë se sa të përsosur jemi, kur jemi me të gjitha gjymtyrët e organet dhe sa të dobët jemi qoftë dhe vetëm nga mungesa e përkohshme e funksionit të një dore”, ka shkruar Krasniqi.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark