×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Këto janë fjalët e Christian Eriksen pas kalimit te Manchester United

    Insajderi
    26 July 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Christian Eriksen është prezantuar më në fund tek Manchester United teksa veshur me fanellën e Djajve të Kuq, foli edhe fjalët e para si lojtar i anglezëve.

    Danezi theksoi se nuk është transferuar te Manchester United vetëm prej logos së klubit, por kërkon të jetë protagonist ndërsa shtoi se stili i tij përshtatet me atë të trajnerit Erik ten Hag.

    “Kam ardhur te Manchester United për të luajtur futboll, nuk jam këtu vetëm për logon e klubit.

    Dua të luaj, sigurisht edhe duke folur me trajnerin dhe duke dëgjuar idetë e tij. Në aspektin sportiv ishte diçka e mrekullueshme që mund të përfaqësoj United. Mendoj se stili im i futbollit përshtatet me ten Hag, ose të paktën kështu shpresoj.

    Debutim në Old Trafford? Kujtimet në Old Trafford janë nga më të bukurat, krijohet një atmosferë e mrekullueshme. Është vendi perfekt për të debutuar”, u shpreh Eriksen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark