×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë fjalët e para të Greenwood pas lirimit nga akuzat për përdhunim

    Insajderi
    03 February 2023 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje u bë e ditur nga Greater Police of Manchester që lojtari anglez, Mason Greenwood është liruar nga akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë.

    Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor të vitit 2022, por këtë pasdite u mor një vendim nga CPS për të ndërprerë ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët e Gjykatës.

    Për këtë situatë, i lumtur është shprehur Greenwood, i cili ka lëshuar një deklaratë zyrtare rreth rastit në fjalë.

    “Jam i lehtësuar që kjo çështje tani ka përfunduar dhe dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Nuk do të ketë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, tha lojtari.

    Akuzat me të cilat përballej Greenwood, nga nëntori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2021, të gjitha lidhen me të njëjtën grua, respektivisht partneren e tij. /lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark