×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mijëra protestues pro Palestinës mbushin rrugët e Londrës, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

    Insajderi
    27 April 2024 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra protestues pro-palestinezë kanë nisur marshimin në qendër të Londrës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

    Marshimi, i organizuar nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës, nisi nga sheshi para Parlamentit pak para orës 13:00 dhe do të vazhdojë përmes Whitehall përpara se të përfundojë në Hyde Park.

    Ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn ishte mes atyre që mbanin pankarta në krye të turmës.

    Protestuesit mbanin pankarta në duar me sloganet: “Stop gjenocidit në Gaza”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark