×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Këto janë fjalët e trajnerit të Zalgiris pas barazimit ndaj Ballkanit

    Insajderi
    06 July 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Zalgiris, Vladimit Cheburin komentoi ndeshjen e djeshme ndaj Ballkanit, ku tha se skuadra e tij ka bërë shumë gabime në barazimin 1:1.

    Sipas Cheburin ka ndikuar negativisht edhe moti me shi dhe fusha natyrale, sepse skuadra e tij stërvitet në fushë me bar artificial.

    Ai lavdëroi skuadrën e Ballkanit, por tha se në ndeshjen e dytë gjithçka do të nis nga e para.

    “E prisnim, parashikuam që skuadra e Ballkanit të jetë agresive që në minutat e para, të shkojë përpara, të shumë presion. Kështu ndodhi. Kemi bërë shumë gabime. Do të zbulojmë se çfarë e shkaktoi problemet tona, fusha apo faktorë të tjerë. Duhet të nxirren konkluzione në bazë të kësaj. Edhe moti ndikoi. Kundërshtarët shënuan një gol të shpejtë. Ne nuk e mbyllëm hapësirën për gjuajtje, megjithëse folëm për këtë. Pësuam gol, por mirë që shënuam pastaj”, tha fillimisht ai.

    “Lënim kundërshtarët të krijonin raste, kjo ishte pengesë e madhe. Sulmet e kundërshtarëve ishin shumë të mprehta, portieri Edvin Gertmon na shpëtoi portën nga gjuajtjet. Përkushtimi i skuadrës ishte i mirë, por kishim edhe shumë gabime, pasi kjo nuk na lejoi të arrijmë një rezultat më pozitiv. Ndeshja do të rifillojë tani nga e para”, përfundoi Cheburin.

    Ndeshja e dytë mes Ballkanit dhe Zalgiris zhvillohet me 12 korrik në Lituani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark