Drita dhe Ballkani përballen në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Drita është nikoqir i kampionit në fuqi në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.
Vendasit për momentin ndodhen në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, por që kanë tre ndeshje më shumë se Ballkani që ka 26 pikë dhe do të luaj ndaj Llapit e Trepçës ’89 në udhëtim si dhe do të pres Prishtinën në ndeshjet më pak.
Dueli i sotëm është i dyti këtë edicion mes dy skuadrave, pasi të parin të zhvilluar në Drenas e fitoi Drita me rezultat të pastër 0-2.
Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret pas humbjes së thellë 4-1 nga Llapi, derisa mysafirët synojnë të largohen nga Gjilani pa pësuar humbje.
Gjyqtari kryesor në këtë sfidë derbi është Dardan Çaka me ndihmësit Fatlum Berisha e Lumturije Muhadri.