×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë golat më të bukur të realizuara nga legjenda braziliane Pele

    Insajderi
    29 December 2022 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bota e futbollit është në zi pas vdekjes së legjendës braziliane Pele.

    Legjenda braziliane e futbollit, vdiq në moshën 82-vjeçare. Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës radhazi me Brazilin.

    Pele ishte trajtuar për kancer të zorrës së trashë, pas operacionit për heqjen e një tumori në shtator 2021 dhe kishte kërkuar trajtim të rregullt mjekësor.

    Paraqitjet e tij për Brazilin ishin mbresëlënëse në fanellën e të cilit shënoi 77 gola në 92 paraqitje dhe me vendin e tij u bë kampion bote në vitet 1958, 1962 dhe 1970.

    Ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit pasi shënoi 1279 gola në 1363 ndeshje, përfshirë ndeshjet miqësore.

    Më poshtë mund t’i shikoni dhjetë golat më të mirë të realizuar nga Pele si futbollist.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark