×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë oraret e reduktimeve të ujit në komunën e Fushë Kosovës

    Insajderi
    18 July 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “KRU Prishtina” ka njoftuar për furnizimin me ujë në komunën e Fushë Kosovës.

    Në njoftim thuhet se përgjatë muajve të verës për shkak të rritjes së konsumit ka reduktime me ujë.

    Furnizimi me ujё të pijshëm në Komunën e Fushё Kosovёs, bëhet si vijon:

    Qyteti i Fushë Kosovës apo rreth 80% tё konsumatorëve furnizohen 7/24 pёrveq kur ka të reshura atmosferike dhe kemi turbullira në kanalin e Ibër Lepencit. Po ashtu edhe gjatё muajve tё verës rritet konsumi dhe katet e larta nuk mund tё kenё furnizim tё rregullt e qё sipas Ligjeve e Rregulloreve nё fuqi ёshtё detyrë e ndërtuesve dhe Drejtorisë sё Shërbimeve Komunale tё vendosin pompa qё konsumatorët tё kenё furnizim tё rregullt.

    Fshatrat Bardh i Madh, Bardh i Vogёl, Vragoli, Kuzmin, Miradi e Epёrme,  njё pjesё e Fushё Kosovёs, Lismir, Mesbardh qё furnizohen nga Fabrika e Kuzminit/Kronit,  furnizohen me ujё nga ora 15:00 deri ditën e nesërme nё orёn 11:00 (pra reduktim kemi vёtёm 4 orё).

    Furnizimi nga Pompat nё Vragoli e qё janё fshatrat  Henc dhe Sllatinë kanë reduktime nga ora 07:00 deri nё ora 11:00, nga ora 13:00 deri 17:00 dhe nga ora 19:00 deri nё orёn 22:00, pra nga ora 22:00 deri nё ora 07:00 ka furnizim tё rregullt. Kjo pjesa e reduktimeve nё pompat e Vragolisё shfrytëzohet pёr akumulim tё puseve.

    Me projektin e ri që pritet të realizohet shumë shpejt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria  e Pushtetit Lokal,  pritet qё tё përmirësohet dukshëm furnizimime ujë pёr fshatrat Sllatinё, Bardh i Madh dhe Lagjet “28” dhe “29” nё Fushё Kosovё. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark