×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto janë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit pa viza

    Insajderi
    26 December 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak ditë para liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës janë duke u informuar në vazhdimësi për dokumentet e nevojshme që duhet pasur para udhëtimit për në zonën Shengen.

    Por, faqja e Integrimit Evropian për Kosovën, ka dhënë edhe detaje të tjera se se cilat do të jenë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit pa viza.

    Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme,  gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen.

    Të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen.

    Në varësi të shtetit anëtar, mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare.

    Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark