×
Zgjedhjet 2021

Këto janë premtimet e Besart Dreshajt nëse zgjedhjet deputet

Insajderi
12 February 2021 - 13:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besart Dreshaj me numër 37, gjatë fushatës ka premtuar se do të jetë zëri i secili qytetarë.

“Ju betohem se zëri im do të jetë zëri i juaj, zëri i projekteve në infrastrukturë, bujqësi, punësim, arsim, zhvillim e kulturë”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj  poashtu ka thënë se ka thënë se do të angazhohet që Shërbimi Korrektues të trajtohet si Policia e Kosovës.

“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të angazhohem që pjestarët e Shërbimit Korrektues të trajtohen njejtë si ata të policisë, ndërsa në burgjet e sigurisë së lartë, duhet t’ju ofrohen edhe kompensim mbi rrezikshmërinë”, ka shtuar Dreshaj.

Ai po ashtu ka premtuar mbështetje të parezervë për rinjtë.

Rinia është përcaktuese e orientimit dhe zhvillimit të vendit, prandaj do të jetë zëri i tyre.  Shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë maksimumin, që të ofrohen mundësi punësimi, arsimimi. Duhet ofruar bursa dhe duhet subvencionuar qeratë e studentëve të dalluar, të cilet nuk kanë kushte të mira ekonomike”/Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark