×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Këto janë skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm 

    Insajderi
    27 July 2022 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liga e Kampionëve pret me padurim të njohë grupet e saj në shortin që do të hidhet në gusht, por “bookmakers”-at kanë nxjerrë menjëherë koeficientet për fituesin e këtij turneu.

    Favoriti kryesor për ta fituar këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve është Manchester City. “Qytetarët e drejtuar nga Pep Guardiola kuotohet me koeficientin 4. Pas saj vijnë PSG, Liverpool dhe Bayern i Munichut, ndërsa kampionët në fuqi të Realit të Madridit janë të pestët me koeficientin 10.

    Për sa i përket klubeve italiane, favoritja sërish është Juventusi, e cila kuotohet me koeficientin 26, ndërsa Milani dhe Interi koutohen me koeficientin 41 të dyja.

    Skuadra si Salzburg, Copenhagen, Rangers, PSV edhe Trabzonspor kuotohen me koeficientin 300, ndërsa ato që e kanë më të lartin deri tani janë Celtic Glassgow, Club Brugge dhe Shaktar Donetskh me 1001.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark