×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Këto janë statistikat që tregojnë se Ballkani ishte dominues kundër Zalgiris

    Insajderi
    06 July 2022 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë në histori të klubit skuadra e Ballkanit sonte u paraqit në garat europiane dhe arriti një barazim kundër Zalgiris në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Përkundër rezultatit të barabartë, suharekasit ishin skuadra dominuese në fushë gjë që e tregojnë edhe statistikat.

    Në kuadër të fazës së parë të garës më të rëndësishme në Europë, kampioni i Superligës së Kosovës tregoi paraqitje të mrekullueshme, por në fund nuk arriti të siguronte fitoren dhe tani gjithçka do të vendoset në Lituani.

    Sipas statistikave të ndeshjes të publikuara nga Flashscore suharekasit kishin posedimin e topit 56%, ndërsa mysafirët 44%.

    Për të mos mjaftuar e gjitha kjo skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pati edhe 15 raste për gol, 11 më shumë se kundërshtari i saj, i cili kishte vetëm katër (4).

    Por, jo edhe statistikë e mirë është se nga 15 rastet vetëm pesë goditjet përfunduan në drejtim të portës, ndërkaq Zalgiris kishte vetëm një goditje në portë dhe ajo u konkretizua me gol.

    Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 12 korrik në Lituani dhe skuadra e cila kalon në fazën tjetër do të ndeshet kundër fituesit të sfidës Malmo-Vikingur Reykjavik, e cila përfundoi sot me fitoren e skuadrës suedeze me rezultat 3-2. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark