×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këto janë tri kërkesat e Borrellit ndaj presidentes Osmani e Vuçiqit për zgjidhjen e situatës në Veri

    Insajderi
    01 June 2023 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar mbi tri kërkesat që ia ka parashtruar Kosovës e Serbisë, për zgjidhjen e situatës së shkaktuar në Veri, shkruan Insajderi.

    Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda.

    – Zgjedhjet e reja lokale tani

    – sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës

    – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

    “Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark