×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto janë ushtritë më të forta të botës, ja ku radhitet Kosova

    Insajderi
    12 August 2023 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Faqja “Global Firework” edhe këtë vit ka publikuar renditjen e forcave të armatosura kombëtare më të fuqishme në botë.

    Në vitin 2023, Kosova është renditur e 134 në listën e shteteve me ushtrinë më të fortë në botë.

    Nga vendet e rajonit Serbia është renditur e 54, Kroacia e 69, Mali i Zi u rendit i 128 e Bosnja dhe Hercegovina e 133-ta.

    E SHBA-të e kanë ushtrinë më të fuqishme në botë.

    Vlerësimi merr parasysh faktorë të tillë si sasia e pajisjeve ushtarake dhe ushtarëve të çdo vendi, por edhe gjendja e tyre financiare, kapacitetet logjistike dhe kushtet gjeografike, ndër të tjera.

    Bazuar në faktorët e listuar më sipër, krijohet një rezultat “Indeksi i Fuqisë”, me një rezultat më të ulët që tregon një ushtri më të fortë.

    Rishikimi Global Firework 2023 shqyrton gjithsej 145 fuqi botërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark