Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.11.2022, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17-të Albi Mall Superligës dhe Ligave të rangjeve tjera , edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
Vendime: FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, pjesa e dytë vonohet 3 (tre) minuta për shkak të hedhjeve së gurëve në fushën e lojës. Në min 53-të ndërpritet loja për 2 minuta meqë kishte hedhje të gurëve në drejtim të tifozëve të skuadrës mysafire, po ashtu edhe në fushë nga ana e tifozëve vendas të cilët ishin jashtë stadiumit. Pas përfundimit të pjesës së parë në rrugë për në zhveshtore është fyer nga tifozët vendas kryetrajneri mysafirë. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani – Llapi dhe xhirimit TV. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Trajneri i KF “ Trepça“, Emin Baliqi nr ID 00547M83. Në ndeshjen e javës së 13-të të Superligës së Juniorëve Drita – Trepça, ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës së trajnerit sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ferizaj“, Erion Sadriu , nr fanelle 7 dhe ID 009209M04. Në ndeshjen e javës së 13-të të Superligës së Juniorëve Ferizaj – Gjilan , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Gjilani“, Lorik Murseli, nr fanelle 3 dhe me nr ID 007032M05. Në ndeshjen e javës së 13-të të Superligës së Juniorëve Ferizaj – Gjilan , ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Llapi“, Granit Rama nr fanelle 23 dhe nr ID 009645M04. Në ndeshjen e javës së 13-të të Superligës së Juniorëve Flamurtari – Llapi, ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje). Bazuar në nenin 42.2, paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Malisheva”, Albin Tershani nr fanelle 1 dhe nr ID 006947M05. Në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë të Juniorëve, Feronikeli 74 – Malisheva, ndëshkohet me karton të kuq direkt (prekje me dorë e topit të kthyer nga bashkëlojtari duke evituar shënimin e golit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ulpiana“, Fidan Gashi nr fanelle 9 dhe nr ID 021186M05. Në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë rë Juniorëve Podujeva – Ulpiana , ndëshkohet me karton të kuq direkt (ofendim ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KFF ”Deçani”. Për shkak të inkuadrimit të lojtares tjetër e deklaruar me emrin Elvira Bajramaj, bazuar në ID-n e paraqitur në protokoll me nr 029417F05, në ndeshjen e Ligës U17 – Grupi B vajzat, Deçani – Dukagjini, zhvilluar më datë 06.11.2022. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Zyrtari i KFF ”Deçani”, Abdullah Lataj. Për shkak të inkuadrimit të lojtares tjetër e deklaruar me emrin Elvira Bajramaj, bazuar në ID-n e paraqitur në protokoll me nr 029417F05, në ndeshjen e Ligës U17 – Grupi B Vajzat, Deçani – Dukagjini, zhvilluar më datë 06.11.2022. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 100 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Trajnerja KFF ” Deçani”, Fitore Tetaj. Për shkak të inkuadrimit të lojtares tjetër e deklaruar me emrin Elvira Bajramaj, bazuar ne ID-n e paraqitur në protokoll me nr ID 029417F05 në ndeshjen e Ligës U17 – Grupi B, vajzat, Deçani – Dukagjini, zhvilluar më datë 06.11.2022. Pas verifikimit nga delegatja, lojtarja e shënuar në protokoll (Elvira Bajramaj) nuk përputhet me lojtaren që ka qenë në lojë. Së dëshmi delegatja ka prezantuar foto. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF “ Deçani” , Anita Januzaj nr ID 029385F03 . Në ndeshjen Deçani-Dukagjini zhvilluar më datë 06.11.2022 inkuadrohet në lojë në vend të lojtares Elvira Bajrmaj me nr ID 029417F05. ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e Procedurës:
Kryetrajneri i FC ”Llapi” , Tahir Batatina nr ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Gjilani , akuzoj gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri I FC “Llapi“, Tahir Batatina . Afati datë 22.11.2022 ora 13:00, njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,