Insajderi
Lajme

Këto komisione parlamentare mblidhen sot

Insajderi
05 December 2023 - 08:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto komisione parlamentare mblidhen sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të shqyrtojë Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare, ndërkaq ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do ta shqyrtojë Projektligjin për Rininë.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të bëjë shqyrtimin e projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Ndërkaq, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të mbajë takim me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar sipas Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave  Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark