×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këto komuna do përballen me reduktime të ujit, shkak reshjet e shiut

    Insajderi
    14 December 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak të reshjeve të shiut disa qytete do të mbesin pa ujë të pijshëm

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00, përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe lagjes “Dardania”.

    Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm thuhet se ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

    “Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7”, thuhet në njoftimin për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark