×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këto lagje të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë

    Insajderi
    19 May 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KRU” Prishtina” ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit për shkak të punimeve teknike në ndërrimin e gypit.

    Lagjet që do të mbesin pa ujë janë rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga “Bashkim Fehmiu”, rruga “Vicianum”,  rruga “Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij.

    Ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 20 maj do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ” Tirana ” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00. Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit“, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark