Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në udhëtim me fillim nga ora 20:45.
Qindra tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fortuna Arena” në Pragë.
Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë do të transmetohet drejtpërdrejt në Digitalb (SuperSport 1), TV Klan dhe Sport 1 në Art Motion.
Aktualisht Republika Ceke është e para në grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria.Tri ditë më vonë Shqipëria në Air Albania do ta presë Poloninë ku do të kërkojë fitore.