×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Këto vende kanë ndaluar furnizimin me armë për Izraelin

    Insajderi
    16 February 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një projekt-ligj që jep 14 miliardë dollarë për të mbështetur Izraelin për luftën në Gaza. Përveç ShBA’së, edhe Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kandaja janë disa nga vendte që i kanë dhuruar armë Izraelit.

    Por, disa vende po ndalojnë furnizimin me armë për Izraelin?

    Në Holandë, një gjykatë të hënën i dha qeverisë një javë për të bllokuar të gjitha eksportet e pjesëve për aeroplanët luftarakë F-35, të cilët Izraeli po i përdorë për të bombarduar Rripin e Gazës.

    Vendimi ishte rezultat i një padie të ngritur nga disa organizata humanitare holandeze kundër qeverisë.

    Shqetësimet e paraqitura në këtë padi mbivendosen me çështjet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) po shqyrton në çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit.

    “Është e pamohueshme që ekziston një rrezik i qartë që pjesët e eksportuara të F-35 të përdoren në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhej në vendimin e gjykatës.

    Në Belgjikë, një qeveri rajonale tha se pezulloi dy licenca për eksportin e barutit në Izrael më 6 shkurt. U raportua se qeveria rajonale citoi vendimin e përkohshëm të ICJ-së, i cili zbuloi se Izraeli mund “me siguri” të jetë duke kryer gjenocid në Gaza.

    Kompania japoneze Itochu Corporation njoftoi më 5 shkurt se do të përfundojë partneritetin e saj me prodhuesin izraelit të armëve Elbit Systems deri në fund të shkurtit.

    Shefi financiar i Itochu, Tsuyoshi Hachimura tha në një konferencë shtypi se pezullimi i një memorandumi mirëkuptimi (MOU) me Elbit Systems bazohej në një kërkesë nga Ministria e Mbrojtjes e Japonisë dhe “nuk lidhej në asnjë mënyrë me konfliktin aktual midis Izraelit dhe Palestinës”.

    Megjithatë, ai shtoi: “Duke marrë parasysh urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 26 janar, dhe që qeveria japoneze mbështet rolin e Gjykatës, ne kemi pezulluar tashmë aktivitetet e reja në lidhje me Memorandumin e Mirëkuptimit dhe planifikojmë t’i japim fund MOU-së deri në fundi i shkurtit”.

    Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani tha më 20 janar se Italia kishte pezulluar të gjitha dërgesat e sistemeve të armëve ose materialeve ushtarake në Izrael që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

    Kjo ishte në përgjigje të thirrjeve të liderit të Partisë Demokratike, Elly Schlein, drejtuar qeverisë për të ndaluar furnizimin armëve për Izraelin.

    Ministri i Jashtëm i Spanjës theksoi në janar se vendi nuk i ka shitur asnjë armë Izraelit që nga fillimi i luftës edhe se tani ka një embargo për shitjen e armëve.

    Megjithatë, të hënën, e përditshmja spanjolle “El Diario” publikoi një raport që tregon se Spanja kishte eksportuar municione me vlerë rreth 1.1 milion dollarë në Izrael në nëntor.

    Ndërsa sekretari i Shtetit për Tregtinë e Spanjës justifikoi shitjen e municioneve, duke i thënë “El Diario” se “materiali ishte për teste ose demonstrime” dhe “korrespondon me licencat e dhëna para 7 tetor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark