×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këto zona do të mbesin pa ujë deri nesër

    Insajderi
    27 May 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KRU “Prishtina” ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, sërish ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

    Si pasojë, KRU “Prishtina” njofton se Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:oo deri nesër në ora 06:00.

    “Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.
    Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, KRU “Prishtina” njofton se si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.

    Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark