Ka filluar ndeshja e dy skuadrave shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija në stadiumin e Çairit në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Ndeshjet mes këtyre dy klubeve viteve të fundit kanë ngjallur interesim të madh, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut.
Për të ardhur deri në çerekfinale të dyja ekipet triumfuan me rezultate bindëse ndaj kundërshtarëve të tyre.
Shkupi mposhti në fazën e parë Bellasicën me rezultat 3-1 në Strumicë, kurse në raundin tjetër në Çair ‘shkatërroi’ Voska Sport 6-0.
Në anën tjetër, kuq e zinjtë ‘demoluan’ Karaorman në fazën e parë 0-3, ndërsa në 1/8 e finales ‘demoluan’ Skopjen 5-0.
Kujtojmë se ndeshjet e Kupës në Maqedoninë e Veriut luhen me ndeshje teke dhe sot do të vendoset se cila skuadër të do avancojë në gjysmëfinale.