Për herë të parë që nga shtatori, Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do të përballen sërish në ring. Në këtë përballje që zhvillohet më 20 gusht, do të jenë titujt e peshave të rënda WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO.
Të dy do të takohen në Arabinë Saudite, me AJ-n që kërkon të hakmerret për humbjen e pësuar vitin e kaluar, ndërsa ukrainasi nuk dëshiron t’i humbë titujt.
Sipas SportsZion dhe talkSPORT, paratë bazë për revanshin do të jenë të ndara në 50-50.
Joshua pritet të fitojë rreth 73 milionë euro, dhe Usyk pritet të fitojë shumën e njëjtë, 73 milionë euro.