×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Këtu tutna, kemi frikë se na rrahin. Se këta kur bëjmë gabime të rrahin”, deklarata tronditëse e një të moshuar nga “Orenda”

    Insajderi
    06 November 2022 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Piranjat” kanë trajtuar këtë të diel ngjarjen e rëndë që bëri bujë në të gjithë kufijtë shqiptarë dhe jo vetëm, atë të dhunës së ushtruar nga një infermiere në Pejë ndaj të moshuarës, e cila ishte dhe nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj.

    Për të parë se çfarë ndodh brenda qendrës “Orenda” në Pejë, gazetarja Ledjona Xheladinaj vizitoi nga pranë dhe qendrën “Orenda” ku komunikoi me pronarin e këtij institucioni, stafin por dhe me vetë të moshuarit që banojnë aty.

    Nga ajo që dëgjojmë nga të moshuarit të cilët pavarësisht se janë nën survejimin e rreptë të stafit, kuptojmë që rasti i nënës së dëshmorit Taulant Nuraj, nuk është i izoluar dhe as i vetmi.

    “Këtu tutna, kemi frikë se na rrahin. Se këta kur bëjmë gabime të rrahin”, dëgjohet teksa flet një e moshuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark