×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KFOR del me reagim për “thashethemet në media sociale”, thotë se nuk ia ka ndaluar asnjë zyrtari të Kosovës qarkullimin në Veri

    Insajderi
    26 February 2024 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO, me një komunikatë dërguar, mediave dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës, janë të pabaza.

    Në komunikatën e KFOR thuhet se ai “nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”.

    Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark