×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “KFOR-i e ka nda Kosovën, krejt e dijnë”, analisti pro VV lanson një deklaratë të përçudshme

    Insajderi
    20 December 2022 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti pro Vetëvendosjes, Krenar Shala ka lëshuar një deklaratë të përçudshme. Shala ka thënë se “KFOR-i e ka nda Kosovën dhe se këtë krejt e dinë.

    Këtë deklaratë Shala e dha në Kanal 10 teksa fliste për situatën e krijuar tash e disa ditë në Veri.

    “Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shoh që Serbia nuk është akter e aq më pak stabilizues në rajon. Nëse Serbia s’do të ishte e rrethuar nga NATO dhe mos të kishte trupa të NATO-s në Kosovë, ne prapë do të kishim luftë në Ballkan. Bashkësia ndërkombëtare po i jep rëndësi stabilitetit, e po harron që stabiliteti afat-shkurt krijonë tensione të gjata. Unë s’po du me mësu KFOR-in, por me këtë qasje të tillë, nuk zgjidhen kështu problemet. KFOR-i e ka krijuar situatën në veri, KFOR-i e ka nda Kosovën, krejt e dijnë. Por, qëllimin nuk e ka pas të keq”, tha Shala.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark