×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    KFOR-i: Kosova e Serbia të kthehen në tryezën e dialogut

    Insajderi
    27 June 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet provokuese.

    KFOR-i ka theksuar se mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999.

    “KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mjeti i vetëm për të arritur një stabilitet të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm dhe për të zbutur tensionet në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

    NATO ka bërë të ditur se është në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, UNMIK-un, OSBE-në, EULEX-in dhe Shefin e Mbrojtjes së Serbisë.

    “KFOR-i mirëpret të gjitha përpjekjet shumëkombëshe të ndërmarra për të rikthyer të dyja palët në tryezën e negociatave dhe fton të gjitha palët që të bashkohen drejt de-përshkallëzimit dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka thënë tutje KFOR-i.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark