×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    KGJK thërret mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Kurtit për paga

    Insajderi
    23 November 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme.

    Në njoftimin e dërguar për media thuhet se në këtë mbledhje e cila do të jetë njëorëshe, do të diskutohet lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve.

    Qëllimi i kësaj mbledhje është diskutimi i situatës së krijuar pas vendimit të Kurtit për pagat dhe hapat që KGJK do të ndërmarrë në lidhje me këtë vendim.

    Ndryshe, sot në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti mori vendim me të cilin, pagat në sistemin e drejtësisë u kthyen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017, nga Qeveria Haradinaj.

    Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, tha Kurti.

    Pas miratimit të Projektligjit për Pagat, Kryeministri Kurti, tha se ky projektligj krijon sistem të unifikuar të pagave.

    “Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve. Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi u pagës më të ulët në administratën tonë”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark