Një nga klubet më të mëdha të hendbollit në Kosovë, KH Vushtrri është duke kaluar momente shumë të vështira këtë edicion.
Siç mëson Insajderi, klubi aktual përbëhet nga vetëm katër lojtarë nga sezoni i kaluar, dhe pjesa tjetër nga lojtarë rinjë, dhe me shumë probleme financiare.
Duke marr parasysh pasionin e qytetit të Vushtrrisëti për sportin në përgjithësi, klubi i hendobollit është lënë në “baltë” nga inevstitërot këtë sezon.
Rreth kësaj gjendje që po kalon klubi i Vushtrrisë, ka folur edhe lojtari i tyre, Albion Mehmeti, i cili kërkon mobilizimim nga qyteti i tij.
“Klubi KH Vushtrria nuk meriton këtë gjendje të cilën po e kalon, klubi ka vetëm 4 lojtar nga sezona e kalume dhe ekipa përbëhet më shumë prej lojtarëve të rinjë. Ky qytet (Vushtrria) që i madh e i vogël jetojnë për sportin në Vushtrri, andaj si lojtar i Klubit të Hendbollit, KH Kosova Vushtrri, shpresojm që të kemi ndihmë nga gjitha bizneset e Vushtrris sepse Vushtrria dhe tifozëria Forca nuk e meritojnë këtë gjendje që po kalon klubi. Presim perkrahje masovike nga qyteti dhe tifozeria Ultras Forca”
Nga brenda klubit, është bërë kërkesë për ndihmë nga bizneset në Vushtrri, që ky ekip mos të shuhet dhe të vazhdohet tradita.