Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitarja nga Kosova ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh.
Në një konkurrencë tejet të forte, ajo u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda.
Kiana po e shkruan historinë, si vajza e pare nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore. /Insporti.com/