×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kiara ka disa fjalë për Tean e cila e akuzoi për kërcënim

    Insajderi
    08 May 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka ndezur rrjetin. Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.

    Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”

    Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në emision.

    Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.

    “Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar”, deklaroi Kiara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark