Kiara dhe Luizi janë ndër çiftet gjithmonë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tyre e përditshme me ndjekësit.
Së fundmi, Kiara publikoi disa foto ku shfaqet me vajzën, e veshur me një pallto elegante dhe duke mbajtur një çantë të markës së njohur Saint Laurent, që ka një çmim prej 2100 eurosh.
Ajo që ra më shumë në sy ishte komenti i Luizit në këtë postim. Pas komplimentit për vajzën, Luizi nuk e kurseu humorin dhe shkroi: “Kurioz jam për çfarë shërben ai dryni që varet në rrip?”