×
  • Showbiz
  • Show

    Kiara Tito flet për sëmundjen e Luisit: E kam parë edhe në ëndërr, jam e tronditur

    Insajderi
    10 January 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luiz Ejlli është rikthyer në qendër të vëmendjes pas rrëfimit të tij për sëmundjen nga e cila vuan. Në një bisedë me moderatoren Kiara Tito, banorja për të cilën ai ka shprehur hapur simpatinë, këngëtari tregoi për herë të parë se vuan nga një sëmundje.

    Luizi vuan nga ‘Lewy Body Dementia’, që është lloji i dytë më i zakonshëm i demencës progresive pas sëmundjes së Alzheimerit.

    Lidhur me sëmundjen e Luizit sonte në Prime ka folur edhe moderatorja, Tito, e cila thotë se tash e vlerëson më shumë Luizin.

    “Ishte një nga gjërat që nuk do të doja të më ishte bërë, por e vlerësoj. Mendoj që e bëri tek një person që ka besim. Por nuk e prisja fare sepse përballë problemeve shëndetësore bëhemi të dobët. Më ka ndryshuar komplet mendimin për Luisin” – tha Kiara, përcjell Insajderi.

    Ajo tutje shton se tash është lidhur shumë më shumë me Luisin.

    “E pashë edhe në ëndërr” – potencoi Tito.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark