×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kica-Xhelili bëhet e “gjallë” në Facebook, por ja çfarë komenti merr nga njeriu i Vetëvendosjes

    Insajderi
    08 September 2022 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka publikuar një fotografi në Facebookun e saj, teksa ka paralajmëruar një intervistë në një televizion kosovar.

    Por, në mesin e komentuesve, teksa shumica ishin pozitive duke i uruar suksese ligjvënëses e cila nga LVV-ja aderoi në LDK, pati edhe prej atyre që e gozhduan apo linçuan publikisht për aderimin e saj.

    Një prej tyre që e “thumbuan” ishte edhe ish-asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Egzon Azemi.

    Ai i tha Kica-Xhelilit se “shihemiprapë”.

    Kica-Xhelili për herë të parë u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të 2021-s.

    Ajo garoi në listën Guxo, e cila në koalicion me LVV-në fituan mbi 50 për qind të votave.

    Tash, ajo do të jetë në radhët e deputetëve të GP të LDK-së. Ky subjekt, i cili është i dyti për nga përkrahja politike në opozitë, tani ka afër vetes plotë 14 ligjvënës.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark