×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kica-Xhelili: Çfarë ka Radojçiqi që ia thyen kokën Kurtit?

    Insajderi
    18 July 2023 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka përmendur rastin e përgjimeve ku është e përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

    Në ato përgjime, Simiq duke cituar Radojçiqin i thotë Kusari-Lilës se nëse dalin publikime të tjera “atëherë do të iu thyhet koka përfshirë kryeminsitrit”.

    Për këtë deklaratë, foli deputetja opozitare në T7, duke pyetur se pse hesht Mimoza Kusari-Lila.

    ”Janë të dy elemente në përgjime. E para ju keni thënë (Simiqi drejtuar Kusari-Lilës ) se kryeministri i Kosovës do të bisedojë me ministren e drejtësisë dhe ministrin e punëve të brendshme për Radojçiqin. Fjalia e dytë është se Simiq duke e lexuar letrën e Radojçiqit i drejtohet Kusari-Lilës po të doja të publikoja komunikimet që i kam pasur me ju do të ju thyeja koka”, ka thënë Doarsa Kica-Xhelili.

    Ajo po ashtu ka thënë se “në emër të padrejtësive të të kaluarës, në emër të problemeve të të kaluarës, sot po amnistohet gjithçka e sotme”.

    Sipas saj, përgjimet më e pakta janë skandaloze, duke shtuar se përfshijnë edhe rrezikimin e sigurisë kombëtare. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark