×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kica Xhelili: Le të tregojë Qeveria pse Kosova s’është pjesë e Programit të Evropës Digjitale

    Insajderi
    01 July 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka kërkuar nga Qeveria që të tregojë pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale në vlerë prej 7.5 miliardë euro.

    Sipas Xhelilit, Kosova e ka merituar të jetë pjesë e këtij programi më shumë se kushdo në këtë rajon.

    “Le t’i tregoj Qeveria sot gjithë sektorit digjital të Kosovës, pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Europës Digjitale në vlerë prej 7,5 miliard euro, ndërkaq Shqipëria, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut po. Kosova s’ka shumë që u përzgjodh si TechHub i Ballkanit për shkak të kapaciteteve të jashtëzakonshme të rinisë tonë”, shkroi Xhelili.

    “E para në rajon dhe e 11-ta në Evropë. E merituam më shumë se kushdo në rajon. Sa teori, praktika e politika shtesë izolacioniste na duhen për të kuptuar sa mbrapshtë e konceptojnë këta “zhvillimin” e vendit? Apo edhe kjo është veç “masë” e jo sanksion? Mëkat, turp, dështim e çka jo!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark