Insajderi
Insajderi

Kica-Xhelili: Në drejtësi me LDK-në përshtatem me pikë e presje

Insajderi
08 September 2022 - 21:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kica-Xhelili: Në drejtësi me LDK-në përshtatem me pikë e presje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Doarsa Kica-Xhelili, anëtarja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ish-antarja e listës “Guxo”, në një emision televiziv sot tha se ka hyrë në partinë që është për Veting.

Kica-Xhelili gjithashtu tha se ka hyrë në një parti që Byronë po e kundërshton vetëm për faktin se është kundërkushtetues.

“Sot kam hy në një parti e cila ka thëne se jemi për Vetting në një parti qe ka thëne se arsyeja e vetme që nuk po e kalojmë Byronë është aspekti kundërkushtetues. Pajtohemi për mënyrën që ne mendojmë ndryshe, ne LDK-ja. Për hir të etiketimeve duhet te them se diferencimet nuk nënkuptojnë se njeri e ka mire e tjetri keq, kur vie puna në drejtësi përshtatem me pikë e presje”, përfundoi ajo në Klan Kosova.

Ajo tha se dorëheqjen me shkrim nga “Guxo” e ka dorëzuar më 5 gusht


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark