Kik-boksieri francez, Anthony Duran ka vendosur ti japë fund karrierës së tij, pasi kundërshtari i tij, Parnpech vdiq nga goditjet që mori në ring.
Duran e kishte nokautuar kundërshtarin e tij dymbëdhjetë ditë më pari, ndërsa ai nuk u zgjua kurrë më nga ajo ditë.
Parnpech ishte në koma, truri i tij pushoi së punuari dhe familja vendosi të fikte makinat që e mbanin në jetë.
Duran vendosi ti jepte fund karrierës së tij, teksa lajmin e dha në Instagram.
“Jam i shokuar. Ky është fundi për mua. Nuk do të hyj më kurrë në ring. Ky ishte meçi i 28-të në karrierën time dhe i fundit. Unë jam i vetëdijshëm se nuk jam përgjegjës për atë që ndodhi, por nuk mund të ndalem së menduari për këtë. Është një tronditje e madhe. E kam luftuar për pesë raunde, ia kam dhënë atë goditje dhe sigurisht ndihem përgjegjës. Jam i trishtuar përtej fjalëve. Do të ndihmoj nënën, gruan dhe vajzën e tij derisa të më thonë të ndaloj”, ka thënë kik-boksieri francez.
Më poshtë gjeni edhe pamjet nga metchi i dyshes.