×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kilajt i caktohet seanca e parë

    Insajderi
    03 November 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kryer bastisje të enjten tek Isni Kilaj, zyrtar i PDK-së, në shtëpinë e tij në Malishevë.

    Ndërsa Prokuroria e Hagës ka dal me njoftim se ka arrestuar Isni Kilajn.

    Seanca e tij do mbahet nesër në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.


    Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt“, thuhet në njoftim e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark