×
  • Sport
  • Sport

    Kili në finalen e Konfederatave, eliminon Portugalinë

    Insajderi
    29 June 2017 - 00:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në finalen e Kupës së Konfederatave me kombëtaren e tij të Portugalisë, pasi është Kili ajo që triumfoi në gjysmëfinale me penallti ndaj kampionëve në fuqi të Europës.

    Në një ndeshje me raste të shumta për të dyja ekipet, goli nuk erdhi kurrë, madje jo vetëm në 90 minutat e kohës së rregullt, por as në shtesën e 30 minutave dhe u nevojitën gjuajtjet e 11-metërshave.

    Por portugezët ishin një skandal i vërtetë te 11-metërshat, duke gabuar 3 herë, ndërsa lojtarët e Kilit i shënuan 3 penalltitë e tyre, duke siguruar finalen.

    Për të mësuar finalisten tjetër duket të presim ditën e nesërme ku Gjermania do të ndeshet me Meksikën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark