Disa javë më parë ajo vërshoi internetin me fjalët e thëna në shqip. Ylli botëror Kim Kardashian me frazën “Sa bukur Mario”, u shndërrua në një refren disa mujor në të cilin u përfshin disa fytyra publike shqiptare.
Megjithatë, fraza në shqip nuk është e vetmja gjë që di për popullin tonë ylli botëror.
Këtë e ka dëshmuar ajo në një dialog me Marion, grimerin shqiptar nga Mali i Zi, në aplikacionin e saj që shërben si urë lidhëse me fansat.
Kur Kimit i është kërkuar ta përshkruaj Marion me fjalë, ajo ka thënë se ai është i orientuar nga familja, duke dëshmuar kështu njohuritë për lidhjen e fortë që shqiptarët kanë me personat e gjakut.
“Të shoh ty sikur një familje të madhe”, u shpreh Kim Kardashian.
Ndërkohë, grimeri shqiptar e përshkroi Kimin si një yll botëror. /Insajderi.com
Kim Kardashian flet per shqiptaret by GazetaExpress