×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian shfaq linjat trupore provokuese në bikini

    Insajderi
    12 September 2023 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kim Kardashian shfaqi linjat trupore të saj në bikini blu dhe dollakë elastike të së njëjtës ngjyrë nga linja e saj e garderobës, “SKIMS Swim”.

    Pjesa e sipërme e bikinit nxirrte në pah dekoltenë e saj të bollshme, ndërsa pantallonat e shkurtra me bel të lartë shfaqnin pjesën e poshtme e saj, shkruan DailyMail.

    Bukuroshja brune, 42 vjeçe, kapi flokët e saj të errëta në një topuz të ngushtë, duke i shtuar dukjes edhe një palë syze dielli të stilit futurist.

    Kim shijoi një seancë të vozitjes me lopatë gjatë udhëtimit tropikal.

    Ajo u pa duke hipur në dërrasën e saj të vozitjes dhe më pas duke shijuar një notim në ujë.

    Miliarderja do të ketë ditëlindjen e saj të 43-të muajin e ardhshëm, më 21 tetor.

    Vetëm javën e kaluar, Kim shijoi një shëtitje familjare në koncertin e Beyonces në Los Angeles në ‘SoFi Stadium’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark