×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kim Kardashian theu rregullat me një kriptomonedhë

    Insajderi
    04 October 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kim Kardashian do të paguajë një gjobë prej 1.26 milionë dollarësh pasi autoritetet thanë se ajo promovoi në mënyrë të paligjshme një kriptomonedhë në “Instagram” pa zbuluar se sa ishte paguar për promovimin.

    Rregullatorët federalë thanë se ylli i realitetit televiziv nuk e bëri të ditur se ajo ishte paguar 250,000 dollarë për të publikuar një postim në “Instagram” në lidhje me EMAX, një aset kripto i ofruar nga EthereumMax.

    Kardashian publikoi një postim në “Instagram” ku reklamonte xhetonat dhe përfshiu një link që të çonte në një faqe interneti ku përfshiheshin udhëzime për blerjen e tyre. Sipas postimit, Kardashian ishte informuar për to nga disa “miq” si dhe kishte vendosur një lajmërim ku thuhej “kjo nuk është këshillë financiare”.

    Biznesmenia tani do të paguajë gjobën dhe do të bashkëpunojë me institucionin që po heton për kriptomonedhat e mbështetura nga personazhet e njohur.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark