×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina heq testin e detyrueshëm PCR për udhëtarët ndërkombëtarë

    Insajderi
    28 December 2022 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duke filluar nga 8 janari, Kina do të heqë testet e detyrueshme PCR për Covid-19 për udhëtarët ndërkombëtarë, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës.

    Kontrollet PCR për ushqimin e importuar të ftohtë dhe të ngrirë gjithashtu do të shfuqizohen.

    Hong Kongu gjithashtu hoqi testet e detyrueshme PCR për udhëtarët ndërkombëtarë sot.

    Udhëheqësi i Hong Kongut, John Lee, njoftoi sot se rajoni i posaçëm administrativ i Kinës po heq testet e detyrueshme PCR për COVID-19 për udhëtarët ndërkombëtarë dhe se certifikatat e detyrueshme të vaksinimit që kërkohen për të hyrë në shumicën e institucioneve në qytet do të shfuqizohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark