×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kina “i përgjigjet” SHBA me dogana të reja për mallra

    Insajderi
    23 August 2018 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina i ka futur doganat në listën e prodhimeve amerikane në vlerë prej 16 miliardë dollarëve, si përgjigje në shumën e njëjtë të rritjes së re amerikane të doganave në prodhimet kineze, kanë lajmëruar agjencitë e lajmeve.

    Pekini sot i ka futur taksat shtesë prej 25 për qind pas vendimit të Uashingtonit të fusë taksa me vlerë të njëjtë për mallra të cilat vijnë nga Kina.

    Lista e prodhimeve amerikane në të cilat i referohen doganat e reja i përfshijnë veturat dhe makinat e fabrikave.

    Autoritetet kineze kanë kumtuar se janë të vendosur që me rastin përshkallëzimit të ri të konfliktit tregtar të dy fuqive ta zbatojnë “hakmarrjen e domosdoshme”, pretendon Xinhua.

    SHBA më 6 korrik kanë vënë taksa prej 25 për qind në mallin kinez në vlerë prej 34 miliardë dollarëve.

    Kina është përgjigjur me futjen e taksave të ngjashme në vlerë të njëjtë të prodhimeve kineze./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark