×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    Kina lëshon në hapësirë gjurmuesin e asteroidëve

    Insajderi
    15 June 2021 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina lëshoi në orbita katër satelitë të rinj, duke përfshirë një satelit komercial për gjurmimin e asteroideve në afërsi të Tokës.

    Një raketë Long March 2 D u ngrit nga qendra e lëshimit  Taiyuan. Pamjet treguan pllakat e bardha  izoluese, të krijuara për të ndihmuar që karburanti të mbahet në temperaturën e duhur, të binin në tokë teksa raketa fluturonte lart në qiell. Në bordin e saj ndodhej anija kozmike Yangwang-1 për kompaninë kineze të burimeve hapësinore Origin Space.

    Firma përshkruan satelitin e vogël si teleskopin e pare hapësinor optik të Kinës. Ai ka rreze të gjerë shikimi dhe mbledh dritë të dukshme dhe ultravjollcë për të zbuluar asteroidët pranë Tokës. Planet kryesore të Origin Space janë megjithatë ta përdorë Yangwang-1 për të krijuar një “hartë thesari” të burimeve të mundshme hapësinore.

    Në muajin prill, kompania nisi NEO-1, një satelit i projektuar për të diktuar e mbledhur copat e vogla të asteroideve, dhe po planifikon gjithashtu një mision në Hënë të quajtur NEO-2. Në fund të prillit, Kina nisi modulin kryesor të stacionit të saj të hapësirës. Moduli pa pilot, Tianhe, i cili përmban pajisje dhe hapësirë për jetesë për tre astronautë, u lëshua me një raketë transportuese nga qendra hapësinore Uençang, në ishullin Hainan. Pekini planifikon të bëjë edhe 11 nisje të tjera me module, përpara se të përfundojë stacionin hapësinor Tiangong, vitin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark