×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina rihapet për të gjithë turistët

    Insajderi
    14 March 2023 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kina do të rihapë kufijtë për turistët dhe do të aktivizojë sistemin e lëshimit të vizave nga dita e mërkurë, pas një ndalese trevjeçare, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

    Kina është një prej vendeve të fundit në botë që hap kufijtë për turistët.

    Njoftimi i së martës ka ardhur pasi është shpallur “fitorja vendimtare” ndaj pandemisë së koronavirusit, në shkurt të këtij viti.

    Prej ditës së mërkurë, do të hapen aplikimet për të gjitha llojet e vizave.

    Ndërkohë, për shtetasit e Hong Kongut dhe Makaut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone kineze.

    Kina e ka zbatuar deri vonë një strategji të ashpër të “zero-rasteve me koronavirus”, çka ka nënkuptuar izolime dhe testime ditore për koronavirus, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij.

    Kjo strategji është pezulluar në dhjetor të vitit të kaluar, pas pakënaqësive në rritje të qytetarëve, të cilët kanë përmendur ekonominë si arsye për ndryshim të politikave.

    Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

    Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

    Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark