×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kinematografët rus në mbështetje të Putinit, bojkotojnë çmimet “Oscar”

    Insajderi
    27 September 2022 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rusia nuk do të paraqesë asnjë film për Oscar këtë vit, kjo pasi kinematografët rus kanë dalë në mbështetje të Putinit, transmeton Insajderi.

    Lajmin e ka bërë të ditur Akademia Ruse përmes një deklarate.

    “Presidiumi i Akademisë së Filmit të Rusisë ka vendosur të mos nominojë një film kombëtar për çmimin Oscar të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit në vitin 2022” – thuhet në deklaratë.

    Pavel Chukhray, kryetari i komitetit rus të “Oscar”, i cili dha dorëheqjen më 20 shtator në shenjë proteste ndaj bojkotit.u shpreh se vendimi për të mos dorëzuar një film në Oscar ishte “ilegal” dhe “i marrë pas shpinës së tij”.

    “Udhëheqja e Akademisë vendosi në mënyrë të njëanshme të mos nominojë një film rus për nominimin për Oscar”, tha Pavel.

    Ndryshe, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Rusia ka fituar një herë “Oscar” në 1994 me “Burnt By The Sun” të Nikita Mikhalkov dhe është nominuar gjashtë herë të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark