×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kirurgu Luan Mustafa ishte arrestuar edhe njëherë për ryshfet

    Insajderi
    30 April 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, janë arrestuar mbrëmë nga Krimet Ekonomike nën dyshimin për marrje ryfsheti. Mjekët janë arrestuar gjatë kujdestarisë.

    Lidhur me rastin Gazeta Insajderin ka marrë një prononcim nga Drejtori i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini, i cili tha se është njoftuar nga Krimet Ekonomike për arrestimin e mjekëve pasi që është dashur ta organizojë kujdestarinë.

    Insajderi nga burime të sigurta mëson se anesteziologu i arrestuar është, Halil Basha kurse kirurgu është Luan Mustafa i cili  ishte i akuzuar edhe më parë për veprën penale të “marrjes së ryshfetit”, por që ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

    Për Mustafën kjo nuk është hera e parë që akuzohet për një vepër të tillë, i njëjti ishte arrestuar edhe në vitin 2013 nga krimet ekonomike.

    Mustafa dyshohej se i ka kërkuar dhe njëkohësisht i ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 500 €, nё zyrën e tij (qendrën spitalore në Gjilan) nga një qytetar, me qëllim që ta operojë nënën e tij, e cila lëngonte nga një sëmundje në mëlçi.

    Por, në shtator të vitit 2016-të, ai ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan.

    @insajderiinsajderi #insajderi #insajderitv #kosova #ryshfet #mjeket #spital #gjilan #dyshohen #policiaekosoves #policiaekosoves🇽🇰🇽🇰 #shqipet #shqiptaria #fyp #foryoupage #foryoupageofficiall #viral #kosova🇽🇰 #kosovaisalbania🇽🇰🇦🇱 ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark